Osmani falënderon USAID-in: Faleminderit për 25 vjet mbështetje të pakursyer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani thotë se pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit…

Lajme

23/10/2024 13:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani thotë se pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan.

“Faleminderit për 25 vjet mbështetje të pakursyer! Na presin edhe shumë vite të tjera bashkëpunimi akoma më të suksesshme përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook ku ka ndarë edhe mesazhin e saj me anë të një videoje.

“25 vjet më parë, pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan. Sot, ne shohim trashëgiminë e partneritetit tonë me USAID-in, në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar tutje Osmani në një postim tjetër në “X”. /Lajmi.net/