Konsulata në Strasburg me objekt të ri, Kosova në proces të blerjeve edhe në 4 shtete të tjera
Dje është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Kosovës në Strasburg të Francës. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë. Kurti tha se në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe në Kanada. “Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës…
Lajme
Dje është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Kosovës në Strasburg të Francës.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Kurti tha se në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe në Kanada.
“Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikës së Kosovës. Po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik. Pas blerjes së objektit të ambasadave në ShBA, Angli, Kroaci, Senegal e tash në Strasburg, në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada”, tha ai./Lajmi.net/