Haradinaj në Pentagon: Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA ku po takon zyrtarë të lartë atje. Haradinaj gjatë qëndrimit në Pentagon ka takuar Alton V. Buland, Drejtorin Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, shkruan lajmi.net. I pari i AAK-së përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka…

Lajme

22/10/2024 15:33

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA ku po takon zyrtarë të lartë atje.

Haradinaj gjatë qëndrimit në Pentagon ka takuar Alton V. Buland, Drejtorin Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, shkruan lajmi.net.

I pari i AAK-së përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka falënderuar Bulandin për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s. Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: