QKUK-ja njofton se listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë zvogëluar

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Në njoftim thuhet se ky sukses është arritur falë punës, përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjet nga institucioni. “Derisa dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, tashmë kjo listë është…

Lajme

22/10/2024 15:08

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Në njoftim thuhet se ky sukses është arritur falë punës, përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjet nga institucioni.

“Derisa dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, tashmë kjo listë është nën 4 muaj, falë përkushtimit nga 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës”.
Tutje nga QKUK-ja kanë thënë se në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve.
Ndryshe salla e tretë përdoret për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intenziv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera, ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turq për rastet kardiokirurgjie tek fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve.
“Në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike, tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, poashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia, dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Lajmi.net/