Maqedonci sot e nesër në Stamboll: Merr pjesë në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, sot e nesër do të qëndrojë në Stamboll të Turqisë. Ai njoftoi opinionin përmes një postimi se është ftuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, si dhe Presidenti SAHA Istanbul, Haluk Bayraktar, për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe…

Lajme

22/10/2024 14:35

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, sot e nesër do të qëndrojë në Stamboll të Turqisë.

Ai njoftoi opinionin përmes një postimi se është ftuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, si dhe Presidenti SAHA Istanbul, Haluk Bayraktar, për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO.

“I ftuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, z. Yaşar Güler, si dhr Presidenti SAHA Istanbul, z. Haluk Bayraktar, sot dhe nesër do të qëndroj në Stamboll të Turisë për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO”, shkroi Maqedonci.

Sipas ministrit, pjesëmarrja në këtë ngjarje do të jetë një mundësi e mirë për të inicuar kontakte dhe marrëdhënie të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e aty do të realizoj edhe disa takime bilaterale.

“SAHA EXPO është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore që organizohet nga SAHA Istanbul, që është entiteti më i madh në Turqi dhe Europë për industrinë e mbrojtjes dhe hapësirën ajrore, me mbi 1200 anëtarë, në mesin e të cilëve edhe 29 universitete”,njoftoi ndër të tjera ai./Lajmi.net