Meta pas arrestimit: Krenar që u rrëmbeva nga antishqiptarët vetëm për patriotizmin tim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur pas arrestimit të tij, ku ka thënë se ndihet krenar që është “rrëmbyer dhunshëm” nga “antishqiptarët” dhe “shqipfolësit”, sipas tij vetëm për patriotizmin e tij dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët e partisë së tij,…

Lajme

21/10/2024 23:40

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur pas arrestimit të tij, ku ka thënë se ndihet krenar që është “rrëmbyer dhunshëm” nga “antishqiptarët” dhe “shqipfolësit”, sipas tij vetëm për patriotizmin e tij dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët e partisë së tij, për mbështetjen e dhënë.

Ish-presidenti shqiptar mes tjerash tha se armiqve të kombit dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

“Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat”, shkroi ai.

“Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë”, shtoi Meta.