Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug; kilometri i 13-të. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa…
Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug; kilometri i 13-të.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore, teksa nuk ka treguar numrin e viktimave.
“Në vendin e aksidentit kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipet e tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë, për detaje tjera do të njoftoheni nga kompetentët pas raportimeve shtesë”, theksoi ai.
“Humbjet e jeteve njerzore si pasoje e aksidenteve rrugore jane teper shqetsuese per te gjithe, andaj Policia e Kosovës kerkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ne veqanti shoferet që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe per te shmangur rastet e tilla tragjike”, tha Hoxha. /Lajmi.net/