Murati: Është zvogëluar numri i familjeve përfituese nga Skema e Ndihmës Sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar sot për zbatimin e Reformës së Skemës Sociale, ku ka njoftuar se nga ky muaj do të jetë edhe grupi i parë që do të marrë pjesë në pilotim të reformës. Murati përmes një postimi në Facebook, ka treguar se po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet për…

Lajme

21/10/2024 13:58

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar sot për zbatimin e Reformës së Skemës Sociale, ku ka njoftuar se nga ky muaj do të jetë edhe grupi i parë që do të marrë pjesë në pilotim të reformës.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka treguar se po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet për tu bërë vlerësimi i gjendjes ekonomike edhe nga afër, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se qëllimi i kësaj skeme është që secilës familje t’i ofrohet një vend pune, dhe familja të bëhet e vetëqëndrueshme financiarisht.

“Paralelisht me punën për këtë reformë, përmes masave të shumta mbështetëse gjatë tri viteve të shkuara, kemi ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës, dhe kjo ka rezultuar edhe në zvogëlim të numrit të familjeve përfituese nga Skema e Ndihmës Sociale. Vetëm nga masa Qeveria për Familjet, janë mbi 2 mijë të punësuar, shumica e të cilëve vijnë nga familje që kanë qenë përfitues të ndihmës sociale. Ndikimi mund të shihet edhe në grafikonin më poshtë, që paraqet numrin e familjeve përfituese nga Skema e Asistencës Sociale”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: