Ndihmës sekretari amerikan, O’Brien: Asociacioni hap i rëndësishëm, mos koordinimi me SHBA dhe BE ka pasoja të mëdha

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi. O’Brien tha se është e rëndësishme që serbët  në Kosovë të jetojnë si qytetarë normal evropianë. Ai theksoi se çështja e formimit të Asociacionit i Komunave…

Lajme

21/10/2024 10:59

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi.

O’Brien tha se është e rëndësishme që serbët  në Kosovë të jetojnë si qytetarë normal evropianë.

Ai theksoi se çështja e formimit të Asociacionit i Komunave me shumicë Serbe është e nevojshme e që sipas tij duhet të respektohen marrëveshjet të cilat janë arritur.

“Në këtë kuptim drafti i statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese , por edhe të ketë një diskutim më të gjerë në mënyrë që serbët në Kosovë të mund të integrohen në jug, ashtu edhe në veri”.

“Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme që të bëhet përparim edhe para se të formohet ky Asociacion. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët dhe në të punojmë për të gjitha këto çështje në të njëjtën kohë. Detyrimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur i pari është nënshkruar, nuk mund të premtoj një afat, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë si qytetarë normal evropianë”, deklaroi ai.

O’Brien gjithashtu tha se SHBA-të nuk janë vendi ku zhvillohet biseda mes dy palëve, por se ata janë shumë aktiv në teren.

“Është e rëndësishme të mbrohen qytetarët e të gjitha kombësive”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

O’Brien theksoi se qëllimi është që të diskutohen çështje praktike – si të përshpejtohet qarkullimi i mallrave, prandaj është në interesin e të gjithëve që të hapen vendkalimet kufitare dhe lënda e parë nga Serbia qendrore të hyjë në Kosovë për të vazhduar prodhimin.

“Hapja e vendkalimit është një sukses. Shumë trafik është drejtuar në vendkalim”, tha zyrtari amerikan.

O’Brien ka komentuar edhe sjelljen e Qeverisë së Kosovës dhe mos-dakordimin me SHBA dhe BE-në në disa raste.

Si pas tij, për këtë ka pasoja dhe se më e madhja ishte kur vendet e Evropës nuk e lejuan Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai tha se nuk do të insistonte në sanksione ndaj Kosovës, sepse ato aplikohen kur bëhet fjalë për korrupsionin apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Problemet zgjidhen me biseda”, theksoi ai.

Po ashtu O’Brien tha se SHBA-të duan që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së dhe se Plani i Rritjes është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

James O’Brien bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë sot në Prishtinë./Lajmi.net/