Kryeministri publikon marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit

Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, që u mbajt të hënën që shkoi. Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Kurti tha se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Kosova…

Lajme

21/10/2024 09:57

Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, që u mbajt të hënën që shkoi.

Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Kurti tha se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu ai ka bashkëngjitur edhe marrëveshjet e nënshkruara me këtë rast./Lajmi.net/