“Më doli loti” – Burimi tregon rreth videos së babait të tij të gjeneruar nga AI

Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci u surprizua me një moment tepër emocional. Në ekran iu shfaq një video e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shiheshin imazhet e babait të tij të ndjerë duke folur dhe duke i dërguar një mesazh për Burimin. Sot, ndërsa qëndronte në…

ShowBiz

20/10/2024 11:27

Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci u surprizua me një moment tepër emocional.

Në ekran iu shfaq një video e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shiheshin imazhet e babait të tij të ndjerë duke folur dhe duke i dërguar një mesazh për Burimin.

Sot, ndërsa qëndronte në oborrin e shtëpisë me disa nga banorët e tjerë, ai tregoi për këtë rast të veçantë.

Ai shpjegoi se si para se të hynte, dëgjoi zërin e babait të tij përmes inteligjencës artificiale.

Ai u shpreh: “Ma kanë bërë një histori të mirë dhe më ka dhënë shumë kurajo. Duke hyrë, në mënyrë qesharake nuk e prita.

“E kishin bërë një zë imitim të babait tim, kinse po më fliste babai, para se të hyj. Më doli loti.”

Më tha: “Mos ji shumë serioz, vetëm kënaqu. Më ka dhënë shumë kurajo.”

Banorët u prekën nga kjo histori dhe thanë se e duan shumë Burimin.