Sot zhvillohet derbi lokal Ballkani-Suhareka

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të kompletohet sot me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante. Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në qytetin e Suharekës, aty ku do të zhvillohet për herë të parë derbi lokal ndërmjet dy klubeve të këtij qyteti, Ballkani dhe Suharekës. Vetëm një pikë është…

Sport

20/10/2024 10:17

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të kompletohet sot me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në qytetin e Suharekës, aty ku do të zhvillohet për herë të parë derbi lokal ndërmjet dy klubeve të këtij qyteti, Ballkani dhe Suharekës.

Vetëm një pikë është dallimi ndërmjet këtyre dy skuadrave me Ballkanin që ka 14, ndërsa Suhareka 13 sosh.

Për më tepër, Suhareka vjen në këtë ballafaqim me trajnerin e ri, Qëndrim Kida, i cili u emërua ditën e djeshme në krye të kësaj skuadre.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00, derisa sfida tjetër do të zhvillohet në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit, në po të njëjtin orar.