Sot konfirmuan lidhjen, por Vesa dikur i rrëfehej Arlindit për tradhtinë që ia bëri i dashuri dhe shoqja

Dyshja, Vesa Vllasaliu e Arlind Kahrihmani përmes një videoje të publikuar sot kanë dalë publikisht duke e zyrtarizuar lidhjen e tyre. Deri më sot nuk kishte ndonjë foto të publikuar ose dyshim të ngritur që lidhja mes çiftit mund të ishte lidhje dashurie, përveç se një miqësi shumë e mirë. E si mike Arlindi e…

ShowBiz

18/10/2024 15:50

Dyshja, Vesa Vllasaliu e Arlind Kahrihmani përmes një videoje të publikuar sot kanë dalë publikisht duke e zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Deri më sot nuk kishte ndonjë foto të publikuar ose dyshim të ngritur që lidhja mes çiftit mund të ishte lidhje dashurie, përveç se një miqësi shumë e mirë.

E si mike Arlindi e kishte prezantuar edhe në njërën nga intervistat e tij, një intervistë emocionale ku Vesa shpalos historinë e lidhjes të saj të kaluar, tradhtinë e çdo gjë tjetër.

Tradhtia nga shoqja e ngushtë siç ajo e quante dhe atëkohë ish-partneri i saj, qëndroi për një periudhë goxha të gjatë kohore në rrjet.

Që nga ajo video, historia e saj mori vëmendje të madhe, për tu përcjellur pastaj edhe nga hyrja në BigBrother e që tashmë është një nga personazhet me vëmendje të madhe të mediave rozë.

E herë pas here e pyetur rreth jetës private dhe një lidhjeje të re, Vesa thoshte që është e lumtur, duke ngritur kështu spekulime për një romancë të re në jetën e saj, por që asgjë zyrtare.

Sot ajo dhe moderatori krahë saj vendosën siç duket ta ndajnë një pjesë të lumturisë së tyre si çift edhe me personat tjerë që i duan ata./Lajmi.net