Rrahën brutalisht një person në qendër të Pejës, arrestohen dy persona -Viktima në spital

Një person është rrahur brutalisht sot në qendër të Pejës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se personi në fjalë rrihet nga dy persona të dyshimtë, të cilët pa ndaluar godasin mbi të. Në lidhje me rastin, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikci. Nikçi bëri të ditur se…

Lajme

18/10/2024 14:36

Një person është rrahur brutalisht sot në qendër të Pejës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se personi në fjalë rrihet nga dy persona të dyshimtë, të cilët pa ndaluar godasin mbi të.

Në lidhje me rastin, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikci.

Nikçi bëri të ditur se dy persona janë arrestuar ,ndërkaq viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Aktualisht personat e pandehur gjenden në stacion policor duke u intervistuar nga hetuesit policor ku më pas pas intervistimit do të ndalohen me urdhër të Prokurorit të Shtetit me ndalim prej 48 orësh, ku më pas do të vazhdohet me procedura të tjera hetimore ndaj tyre”,tha Nikçi.

Rasti në fjalë kishte ndodhur saktësisht në pjesën e njohur para objektit gjyqësor në Pejë, rreth 50 metra larg nga stacioni policor./Lami.net/

Rrihet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet