U gjet disa ditë pasi u raportua si e zhdukur, vajza në Prizren dyshohet se është dhunuar

Një vajzë në Prizren që u raportua si e zhdukur para disa ditësh, është gjetur, mirëpo dyshohet se e njëjta është dhunuar gjatë kësaj periudhe. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK. Njësitet policore në konsultim dhe koordinim…

Lajme

18/10/2024 10:26

Një vajzë në Prizren që u raportua si e zhdukur para disa ditësh, është gjetur, mirëpo dyshohet se e njëjta është dhunuar gjatë kësaj periudhe.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK.

Njësitet policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore lidhur me rastin.

DHUNIM

Prizren / 13.10.2024.  Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK, ndërsa njësitet policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore lidhur me rastin./Lajmi.net