Banka Botërore thotë se në Kosovë punojnë vetëm 37% e të aftëve për punë, Murati: Ky është tregues tjetër prej atij të papunësisë

Raporti i fundit i Bankës Botërore thotë se Kosova është vendi me numrin më të lartë të të papunëve në vendet e rajonit, duke iu referuar matjeve që vetëm 37% e të aftëve për punë aktualisht punojnë. Nëse kthehemi pakëz mbrapa, jo më shumë se disa javë, një raport i tillë i bie të jetë…

Lajme

17/10/2024 19:01

Raporti i fundit i Bankës Botërore thotë se Kosova është vendi me numrin më të lartë të të papunëve në vendet e rajonit, duke iu referuar matjeve që vetëm 37% e të aftëve për punë aktualisht punojnë.

Nëse kthehemi pakëz mbrapa, jo më shumë se disa javë, një raport i tillë i bie të jetë në kundërshtim me një që e shpërndau partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Sipas raportimit të qeverisë, në Kosovë numri i të papunëve prekte vetëm shifrën 4%, duke u renditur kështu si e para në rajon për kah numri i të punësuarve.

Pas këtij lajmi që e tregon qartazi një dallim mes shifrash, ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati u shpreh se kjo shifër ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%. Shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë”, shkroi ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net