​Uta Ibrahmi pushton edhe majat e Shisha Pangma

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka përfunduar me sukses ngjitjen në Shisha Pangma, majen e 13-të nga projekti i saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Në takim u diskutua për sfidën dhe suksesin e fundit, përvojën…

Sport

17/10/2024 13:26

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka përfunduar me sukses ngjitjen në Shisha Pangma, majen e 13-të nga projekti i saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

Në takim u diskutua për sfidën dhe suksesin e fundit, përvojën që ka kaluar Uta dhe përgatitjen për ngjitjen e radhës.

Ministri Çeku e ka përgëzuar për forcën dhe vendosmërinë që ka treguar ndërsa i uroi shumë suksese në realizimin e qëllimit të saj final, të jetë alpinistja e parë nga Kosova që do të ngjisë 14 majat më të larta në botë.