Zëdhënësi i Qeverisë tha se nuk është e vërtetë, Pacolli: Pyesni kryeministrin dhe presidenten, para tyre fola me Radoiçiqin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar dje se në kohën kur zgjidhej presidentja e Kosovës ka folur para Kurtit e Osmanit në telefon me Radoiçiqin që të siguronte një deputet për ta votuar zgjedhjen e presidentes. Këtë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të…

Lajme

17/10/2024 09:22

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar dje se në kohën kur zgjidhej presidentja e Kosovës ka folur para Kurtit e Osmanit në telefon me Radoiçiqin që të siguronte një deputet për ta votuar zgjedhjen e presidentes.

Këtë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”, thotë ai.

Kësaj përsëri i ka reaguar, Pacolli i cili i ka thënë atij që ta pyes kryeministrin dhe presidenten.

“Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë. Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë! Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten. Si rezultat i kësaj telefonate, u sigurua prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidentës”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka shkruar se “zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar”.

“Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!”, shkroi Pacolli. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: