A po rrezikohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025?

Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës gjatë muajit shtator u mbajtën dy seanca të jashtëzakonshme. Por, që në të njëjtat u dështua të hidhet në votim buxheti për vitin 2025, që si shkak i saj ishte mungesa e kuorumit. E, nëse ky buxhet nuk arrihet deri në dhjetor, komuna në vitin tjetër mbetet me buxhetin…

Lajme

17/10/2024 09:12

Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës gjatë muajit shtator u mbajtën dy seanca të jashtëzakonshme.

Por, që në të njëjtat u dështua të hidhet në votim buxheti për vitin 2025, që si shkak i saj ishte mungesa e kuorumit.

E, nëse ky buxhet nuk arrihet deri në dhjetor, komuna në vitin tjetër mbetet me buxhetin e vjetër.

Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, shprehet se gjithë arsyeja se pse ka dështuar dy herë radhazi ky votim është mosdhënia e votave nga ana e opozitës, LVV dhe PDK, që sipas tij, ata e kanë konsideruar të pamjaftueshëm këtë buxhet.

“Dështimi ka qenë mosdhënia e votave nga ana e opozitës, pra VV, PDK-së të cilët kanë konsideruar nuk kanë qenë mjaftueshëm në buxhet, i vihet një buxhet i servuar e që e kanë quajtur politik dhe i LDK-së, gjë që nuk ka qëndruar se ai është buxhet i qytetarëve të Prishtinës i përfshirë me krejt territorin e komunës dhe i shtrirë në krejt kryeqytetin. Dhe, si pasojë e kësaj ka qenë një pengesë procedurale, një mos vullnet i tyre për ta votuar dhe për ta çuar përpara këtë çështje, e që është kryesorja të them të drejtën. Atëherë, nuk kanë mjaftuar numrat, sigurisht 22 numra kanë qenë të pamjaftueshëm apo 24 me gjasë që të kalojë buxheti në tërësi”, u shpreh zëdhënësi i komunës.

Lushaku thotë se si pasojë e mos votimit ka ardhur edhe nga mos vullneti i tyre për ta çuar përpara këtë çështje.

Po ashtu, sipas Lushakut është hera e parë në histori të kësaj komune që ndodh një gjë e tillë, duke shtuar se ky është një rast eksplicit.

“Vullneti i të gjitha palëve nuk është i mjaftueshëm, sepse ka mungesë të këtij vullneti. Kemi 22 vota për dhe 29 me i quajtë kundër të cilët nuk po e shprehin vullnetin dhe gatishmërinë për ta votuar një buxhet që është i qytetarëve të Prishtinës. Dhe është hera e parë që ndodh, ka pasur raste që ka pasur debate politike, ka pasur raste kundërshtime por krejt në fund ka pasur pajtim që buxheti të kalojë. Kësaj radhe, është rast specifik, eksplicit dhe kemi për herë të parë në historinë e komunës së Prishtinës që buxheti nuk kalon në kohën e paraparë”, tha ai.

E, kjo situatë është ndryshe për opozitën brenda kësaj komune.

Asambleisti nga radhët e Vetëvendosjes në këtë komunë, Besart Krasniqi,  në një prononcim për GazetaBlic, shprehet se është hera e dytë që po dështon një gjë e tillë, në të cilën thotë se vet pozita janë duke e bllokuar veten, duke munguar në sallë.

“Është hera e dytë që Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Kuvendi Komunal, po dështon ta votojë (miratojë) buxhetin. Po ashtu, duhet theksuar që është në përgjegjësi të ekzekutivit t’i sigurojë numrat për votim (gjë që po dështon), kurse ne shohim që në sallë kanë munguar edhe asamblistë të pozitës (LDK-së). Kjo lë të kuptohet që këta veten janë duke e bllokuar”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, opozita në këtë rast VV-ja ka dhënë vërejtet e tyre drejtuar pozitës, duke shtuar se në disa drejtori të caktuara që janë shumë të rëndësishme kemi zbritje të buxhetit.

“Ne si opozitë (VV) kemi dhënë vërejtjet tona, ku në disa drejtori të caktuara që janë shumë të rëndësishme kemi zbritje të buxhetit, siç janë: Në Shëndetësi buxheti për vitin – 2024: 2 milionë euro; -2025: 1 milion euro; Në Sport: – 2024: 3.4 milionë euro;- 2025: 1 milion euro; Në Kulturë – 2024: 4.5 milionë euro;- 2025: 850 mijë euro; Në Bujqësi: – 2024: 1 milionë euro; – 2025: 200 mijë euro.

Po ashtu, edhe shumë lagje e fshatra të Komunës Prishtinës janë lanë anash, dhe nuk janë përfshirë në buxhet që të ketë investime serioze”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Krasniqi shton se qytetarët rezident në kryeqytet po përballën dhe me shumë probleme të tjera, duke filluar nga mbeturinat, qentë endacakë e të tjera.

“E tani po hymë në vitin e katërt të qeverisjes së Përparim Ramës, dhe ende qytetarët po përballen me shumë probleme kyçe, siç janë: Mbeturinat, qentë endacakë, trafiku e shumë probleme tjera që po ua rrezikojnë e rëndojnë çdo ditë jetën e qytetarëve Prishtinës”, përfundoi ai.

Vlen të ceket se buxheti i paraparë për vitin 2025 është shuma prej 128 milionë euro.