Po mbyllet komuna paralele e Skenderajit, bashkë me Policinë shihen edhe pjesëtarë të EULEX-it

Një komunë paralele e Skënderajit që ka qenë aktive në veri po mbyllet. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Sot gjatë verifikimeve policore në terren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive”, ka thënë Elshani. Ai tutje ka shtuar se në…

Lajme

16/10/2024 16:42

Një komunë paralele e Skënderajit që ka qenë aktive në veri po mbyllet.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë verifikimeve policore në terren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive”, ka thënë Elshani.

Ai tutje ka shtuar se në koordinim me prokurorin kanë hyrë në ndërtesë dhe janë duke u marrë me rastin.

“Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin”, pohoi ai.

Portali në gjuhën serbe “Kossev” ka publikuar pamje prej atje ku shihen edhe pjesëtarë të EULEX’it./Lajmi.net