Kurti në Kuvend, por jo për seancë- I dërgon lule Kusari-Lilës për ditëlindje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt është parë duke hyr në Kuvendin e Kosovës, por jo për të qenë pjesë e seancës së jashtëzakonshme të opozitës. Kurti është parë duke hyr në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar nga ekipi i tij, të cilët mbanin një buqetë me lule. Ai thuhet se shkoi aty për të uruar…

Lajme

16/10/2024 15:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt është parë duke hyr në Kuvendin e Kosovës, por jo për të qenë pjesë e seancës së jashtëzakonshme të opozitës.

Kurti është parë duke hyr në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar nga ekipi i tij, të cilët mbanin një buqetë me lule.

Ai thuhet se shkoi aty për të uruar nga afër për ditëlindjen e 49 shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila.

Ani pse Kusari-Lila këto ditë është komentuar gjerë e gjatë për publikimin e disa video-incizimeve nga bisedat e saj me Slavko Simiq dhe kryekriminelin serb, Milan Radojiciq, Kurti nuk harroi që të tregohet i kujdesshëm ndaj bashkëpunëtores së tij Kusari-Lila./Lajmi.net/