Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugorë në fshatin Kçiq. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveq dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona. “Aksident trafiku me lëndime,…

Lajme

16/10/2024 15:08

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugorë në fshatin Kçiq.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveq dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar  rreth  orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në   fshatin Kçiq. Në aksidnet janë përfshirë  dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/