U raportua se u pa duke dalë nga stacioni i Policisë së Kosovë, Kusari-Lila e mohon: Nuk është e vërtetë
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është një prej emrave më të përmendur përgjatë këtyre ditëve. E gjithë kjo pas publikimit të disa bisedave, si fillim me Slavko Simiq, por edhe me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq. E një bisedë me Simiq u publikua dy ditë më parë, e ku ndër të tjerash…
Lajme
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është një prej emrave më të përmendur përgjatë këtyre ditëve.
E gjithë kjo pas publikimit të disa bisedave, si fillim me Slavko Simiq, por edhe me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq.
E një bisedë me Simiq u publikua dy ditë më parë, e ku ndër të tjerash Kusari-Lila fliste me të në lidhje me seancat. Ndër të tjerash ajo i drejtohet atij edhe me “Bratë” aop përkthyer në shqip “Vlla”.
Por në media sot ka qarkulluar lajmi se Kusari-Lila është parë sot duke dalë nga stacioni policor.
Një gjë të tillë e ka mohuar vetë deputetja Kusari-Lila.
Ajo për lajmi.net deklaroi se nuk ka qenë në stacion policor.
“Jo nuk është e vërtetë“, tha ajo në një përgjigje të shkurtër me shkrim për lajmi.net.
Madje në raportim thuhej se Kusari-Lila është parë duke dalë nga objekti i Policisë së Kosovës, saktësith nga Departamenti i Krimeve të Rënda.
Duhet theksuar se Mimoza Kusar-Lila është shefe e grupit parlamentar ët Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa nga opozita së fundi kanë kërkuar shkarkimin e saj nga kjo pozitë./Lajmi.net/