Theret me thikë një i mitur në qendër të Mitrovicës së jugut

Një  i mitur është therur e me thikë mëngjesin e sotëm në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Mitrovicë të jugut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin…

Lajme

16/10/2024 10:35

Një  i mitur është therur e me thikë mëngjesin e sotëm në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Mitrovicë të jugut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur”, njoftoi Zahiti.

Tutje Zahiti shtoi se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe se hetimet po vazhdojnë.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”, shtoi ai./Lajmi.net/