Përfundon në pranga i dyshuari për dhunë në familje në Gjilan: U shkaktonte vazhdimisht kanos dhe probleme prindërve të tij
Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjilanit. Mesditën e 13 tetorit, rreth orës 11:00-11:30, policia e Kosovës ka arrestuar një person mbi dyshimet se i njëjti ka shkaktuar probleme ndaj familjes së tij. “Një mashkull kosovar, është arrestuar për shkak se i njëjti vazhdimisht i kanos dhe u shkakton…
Lajme
Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjilanit.
Mesditën e 13 tetorit, rreth orës 11:00-11:30, policia e Kosovës ka arrestuar një person mbi dyshimet se i njëjti ka shkaktuar probleme ndaj familjes së tij.
“Një mashkull kosovar, është arrestuar për shkak se i njëjti vazhdimisht i kanos dhe u shkakton probleme prindërve të tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 13.10.2024 – 11:00-11:30. Një mashkull kosovar, është arrestuar për shkak se i njëjti vazhdimisht i kanos dhe u shkakton probleme prindërve të tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.