Arrestohet një person në Viti për kanosje përmes rrjeteve sociale- Policia i konfiskon edhe një pistoletë e 36 fishekë

Një person nga Vitia është arrestuar nën dyshimet se i njëjti kishte kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale viktimën mashkull kosovar. Njësitet e policisë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Pozhoran, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. KANOSJE…

Lajme

16/10/2024 10:10

Një person nga Vitia është arrestuar nën dyshimet se i njëjti kishte kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale viktimën mashkull kosovar.

Njësitet e policisë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Pozhoran, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Fsh. Pozharan, Viti 14.10.2024 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se ishte kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet e hetuesisë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net