Konfiskohet substancë narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Qendrën Korrektuese, Dubravë janë gjetur substanca narkotike. Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur 19.3 gramë substanca narkotike  në Qendrën Korrektuese. ‘’Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike’’-thuhet në njoftim.…

Lajme

16/10/2024 09:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Qendrën Korrektuese, Dubravë janë gjetur substanca narkotike.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur 19.3 gramë substanca narkotike  në Qendrën Korrektuese.

‘’Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike’’-thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se rastet janë duke u hetuar./Lajmi.net/