Kosova shënon fitore të thellë ndaj Qipros

Kosova ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pas triumfit ndaj Lituanisë në udhëtim. Kësaj radhe “Dardanët” ishin nikoqir të Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku triumfuan me rezultat 3-0, raporton KosovaPress. Goli i parë erdhi pas gjysmë ore lojë me kapitenin Amir Rrahmani që realizoi pas një depërtimi te…

Sport

15/10/2024 22:46

Kosova ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pas triumfit ndaj Lituanisë në udhëtim.

Kësaj radhe “Dardanët” ishin nikoqir të Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku triumfuan me rezultat 3-0, raporton KosovaPress.

Goli i parë erdhi pas gjysmë ore lojë me kapitenin Amir Rrahmani që realizoi pas një depërtimi te shpejtë brenda zonës dhe me këtë rezultat për fundoi ljesae parë.

Dominimi i Kosovës vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 51’ Ermal Krasniqi dyfishoi epërsinë në 2-0.

Gjunjëzimin e Qipros para 13 mijë tifozëve e vulosi Emir Sahiti i cili shënoi për 3-0 në minutën e 71’.

Pas kësaj fitore, Kosova ka nëntë pikë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, tri më pak se Rumania që mban pozitën e parë në këtë grup.