Ministrja Gërvalla takon shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav. Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ministrja Gërvalla e uroi Ambasadorin Orav për detyrën e re, duke theksuar përforcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës…

Lajme

15/10/2024 16:24

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ministrja Gërvalla e uroi Ambasadorin Orav për detyrën e re, duke theksuar përforcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

 Në komunikatë thuhet se ministrja Gërvalla nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në demokratizim, sundimi të ligjit, luftim të korrupsionit, avancim të lirisë së mediave dhe të drejtave qytetare, duke treguar qartë përkushtimin e plotë të vendit për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se Kosova pret trajtimin me urgjencë të kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE si hap thelbësor për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë rajonit.

Tutje në këtë takim u diskutua për situatën aktuale në veri dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon./Lajmi.net/