Sadik Duraku lirohet nga burgu i Beogradit, ishte ndaluar nga autoritetet serbe në muajin prill

Është liruar nga burgu i Serbisë, Sadik Duraku, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë. Sadik Duraku ishte ndaluar nga autoritetet serbe më 17 prill të këtij viti, në pikën kufitare Serbi-Hungari, nga autoritetet serbe. Duraku që nga ajo kohë po mbahej në burgun ser btë Beogradit, nën…

Lajme

15/10/2024 12:08

Është liruar nga burgu i Serbisë, Sadik Duraku, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë.

Sadik Duraku ishte ndaluar nga autoritetet serbe më 17 prill të këtij viti, në pikën kufitare Serbi-Hungari, nga autoritetet serbe.

Duraku që nga ajo kohë po mbahej në burgun ser btë Beogradit, nën akuzat për kinse kryerje të krimeve të luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lirimi i Sadik Durakut u konfirmua për lajmi.net edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999”,thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Gjithashtu nga kjo ministri ut ha se MPJD do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla, duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në lidhje me rastin e Sadik Durakut, i cili ka edhe shtetësi britanike pati raportuar edhe medium britanik “BBC”.

Nga BBC u patë thënë se “familja e një britaniku që po mbahet në një burg serb, po bën thirrje për më shumë ndihmë nga qeveria e Britanisë së Madhe, duke pretenduar se akuzat kundër tij janë të pabaza dhe të motivuara politikisht”.

Po ashtu nga BBC u pat raportuar se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar po mbështesin shtetasin britanik dhe se janë në kontakt me autoritetet lokale për rastin e Durakut.

Ai ishte ndaluar përgjatë kalimit të pikës kufitare, anipse një udhëtim të tillë e kishte bërë edhe më herët.

Ndalime të tilla të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe ka vazhdimisht, e padyshim se këto janë shqetësuese për kosovarët./Lajmi.net/