Sali Berisha mbush 80 vjet: Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbushur sot plot 80 vite jetë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se nga 8 dekadat e jetës së tij, sot ka ngjitur majën më të bukur të jetës së tij. Sipas Berishës, kjo është beteja më e rëndësishme e jetës së tij, shkruan lajmi.net. “Sot jam…

Lajme

15/10/2024 11:15

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbushur sot plot 80 vite jetë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se nga 8 dekadat e jetës së tij, sot ka ngjitur majën më të bukur të jetës së tij.

Sipas Berishës, kjo është beteja më e rëndësishme e jetës së tij, shkruan lajmi.net.

“Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time. Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan! Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashtershëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: