U gjet i vdekur në Pejë, Policia thotë se viktima kishte probleme mentale

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Pejë. Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa sipas Policisë familja ka njoftuar se viktima kishte probleme mentale, shkruan lajmi.net. “Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e…

Lajme

15/10/2024 09:56

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa sipas Policisë familja ka njoftuar se viktima kishte probleme mentale, shkruan lajmi.net.

“Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/