Arrestohet një person në Banjskë, iu sekuestrua arma dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Banjskë të Zveqanit, është arrestuar një shtetas kosovar pasi që në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. Siç njofton Policia, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Banjskë të Zveqanit, është arrestuar një shtetas kosovar pasi që në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.
Siç njofton Policia, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/