Zhvillimet në FSK, Osmani takoi dje ministrin Maqedonci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla. Ai ka thënë se takimi është zhvilluar vonë pasdite dhe se  nuk ka detaje. Syla ka bërë të ditur se në takim nuk ka qenë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pasi ndodhet në…

Lajme

15/10/2024 08:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Ai ka thënë se takimi është zhvilluar vonë pasdite dhe se  nuk ka detaje.

Syla ka bërë të ditur se në takim nuk ka qenë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në ShBA.

Ndryshe situata e krijuar në FSK nuk është aspak e mirë. Mungesa e ushqimit adekuat ka bërë që Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari ditë më parë t’i shkruajë ministrit Maqedonci ku ndër të tjera tha se mund të ndërpriten aktivitetet e FSK-së, si shkak i këtyre problemeve.

Edhe pse nga Ministria po vazhdon të thuhet se do të bëhet zgjidhja adekuate, situata është ende e njëjtë.

Dje në Kuvendin e Kosovës u zhvillua edhe një seancë e jashtëzakonshme, ku u diskutua pikërisht për pakënaqësitë e shprehura nga shumë pjesëtarë të FSK-së, sidomos sa i përket ushqyerjes.

E në lidhje me këtë çështje Presidentja Vjosa Osmani ftoi në takim ministrin Maqedonci dhe komandantin Jashari, për t’u informuar për situatën e krijuar./Lajmi.net/