Çitaku: Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e LVV-së

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të disa bisedave mes Dejona Mihailit të LVV-së dhe Nagip Krasniqit ku ky i fundit e konfirmon përfshirjen e Martin Berishajt në aferat korruptive në fushën e energjisë. Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se PDK ka qenë këmbëngulëse në themelimin e…

Lajme

14/10/2024 17:56

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të disa bisedave mes Dejona Mihailit të LVV-së dhe Nagip Krasniqit ku ky i fundit e konfirmon përfshirjen e Martin Berishajt në aferat korruptive në fushën e energjisë.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se PDK ka qenë këmbëngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë.

“Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë. Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje. Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e kërtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: