Deputeti i Bundestagut për kompromisin e Kurtit: U zgjidh një nyje problemesh në CEFTA, Kosovës t’i sigurohen skanerët

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag deputeti Thomas Hacker ka thënë se “zbatimi i ngadalshëm i marrëveshjeve është dobësia më e madhe e procesit të Berlinit”. “Edhe pse është bërë progres në dhjetë vitet e Procesit të Berlinit, zbatimi i ngadaltë i marrëveshjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ende mbetet dobësia më e madhe”, ka…

Lajme

14/10/2024 17:07

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag deputeti Thomas Hacker ka thënë se “zbatimi i ngadalshëm i marrëveshjeve është dobësia më e madhe e procesit të Berlinit”.

“Edhe pse është bërë progres në dhjetë vitet e Procesit të Berlinit, zbatimi i ngadaltë i marrëveshjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ende mbetet dobësia më e madhe”, ka thënë raportuesi për Ballkanin Perëndimor në komisionin e politikës së jashtme të Bundestagut, Thomas Hacker.

“Me përparimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA, një nyje e madhe problemesh u zgjidh me sukses në prag të Samitit të Procesit të Berlinit,” pohoi Hacker.

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “pakon” e negociuar nga gjermanët për CEFTA dhe Tregun Rajonal si dhe heqjen e kufizimit për mallrat serbe.

Por, tani, tha ai, Gjermania tani duhet “sa më shpejt që të jetë e mundur t’ia sigurojë Republikës së Kosovës skanerët e nevojshëm për kontrollin kufitar”.

“Plani i veprimit i miratuar për thellimin e Tregut të Përbashkët Rajonal tregon gjithashtu se ky format nuk ka arritur ende kufijtë e tij”, vlerëson deputeti i Bundestagut, por shton se fryma e Procesit të Berlinit duhet të shoqërohet me “frymën e zbatimit të shpejtë në Ballkan”.

Hacker thekson zbatimi i ngadaltë i marrëveshjes mbetet dobësia më e madhe e procesit të Berlinit për momentin dhe fakti që qytetarët e Kosovës ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk pasqyron frymën e integrimit rajonal.