Ministria e Mbrojtjes sqarohet për situatën e furnizimit me ushqim në FSK

Ministria e Mbrojtjes është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës s ai përket furnizimit me ushqim. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nuk ka dërguar letër tek kryeministri Kurti gjoja refuzon të nënshkruajë kontratën e furnizimit me ushqim me operatorin e ri ekonomik.…

Lajme

14/10/2024 14:04

Ministria e Mbrojtjes është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës s ai përket furnizimit me ushqim.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nuk ka dërguar letër tek kryeministri Kurti gjoja refuzon të nënshkruajë kontratën e furnizimit me ushqim me operatorin e ri ekonomik.

Nga Ministria theksohet se të premten me urdhër të ministrit Maqedonci është anuluar tenderi për shkak të kontekstit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues.

Po ashtu thuhet se kjo pasiguri ligjore e prodhuar me këtë rast ka bërë që ministri Maqedonci të mos e nënshkruajë atë kontratë, e që rrjedhimisht një tender i tillë i panënshkruar nuk prodhon asnjë pasojë juridike apo financiare, transmeton lajmi.net.

Sipas ministrisë mos vazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi.

Njoftimi plotë:

Fillimisht duam të sqarojmë që është i pavërtetë lajmi se ministri Maqedonci ka dërguar letër tek kryeministri Kurti përmes së cilë gjoja ministri thekson se refuzon të nënshkruaj kontratën e furnizimit me ushqim me operatorin e ri ekonomik. Një letër e tillë nuk është dërguar.

Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e datës 11 tetor, tenderi është anuluar, për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ka dërguar dhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit. Kjo pasiguri ligjore e prodhuar me këtë rast ka bërë që ministri Maqedonci të mos e nënshkruaj kontratën, e që rrjedhimisht një tender i tillë i panënshkruar nuk prodhon asnjë pasojë juridike apo financiare.

Duke marrë shkasë dhe nga ky rast, ministri në konsultim me zëvendësministrin, këshilltarët, komandantin dhe strukturat relevante te FSK-së ka gjeneruar konceptin e vetqëndrushmërisë si opsionin më të mirë për zgjidhjen e problemit të kahmotshëm të ushqimit. Mosvazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi.

Pavarësisht asaj që po tentohet të paraqitet në publik përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, ritheksojmë se ministria e mbrojtjes për herë të parë ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake. Gjersa çdo kazermë aktualisht ka të angazhuar kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore, me datën 10 tetor në ëeb faqen e ministrisë së mbrojtjes është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinerëve. Me pranimin e personelit prej 106 personash kjo problematik do t’i përkas së kaluarës.

Pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor./Lajmi.net/