Anton Quni “shfrytëzon” foltoren e Kuvendit për fushatë: Ushtarë keni durim, LDK e ka planin e qartë për ju

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga AAK-ja. Kjo seancë është thirrur për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në mungesë të ushqimit adekuat në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Duke folur për situatën e krijuar në lidhje me ushqimin e FSK-së, deputeti i Lidhjes…

Lajme

14/10/2024 12:55

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga AAK-ja.

Kjo seancë është thirrur për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në mungesë të ushqimit adekuat në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Duke folur për situatën e krijuar në lidhje me ushqimin e FSK-së, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni gjeti pak kohë edhe për “fushatë”.

Ai u bëri thirrje ushtareve dhe ushtarëve të FSK-së që të kenë durim pasi sipas tij LDK-ja e ka planin e qartë për ta.

“Për ushtarët dhe ushtaret e Kosovës: Keni durim, ditët më të mira po ju vinë”, deklaroi Quni.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka një plan të qartë për të rregulluar këtë. Nën drejtimin tonë blerja e ushqimit dhe shërbimeve të tjera thelbësore për FSK-në do të menaxhohen me profesionalizëm, transparencë. Do të prezantojmë standard evropiane që ushtarët tanë të mos lihen më kurrë në një pozitë të tillë të rrezikshme “tha Quni, transmeton lajmi.net.

Ai tha se “Kjo ka të bëjë më shumë se thjesht ushqimi, ka të bëjë me llogaridhënien, transparencën dhe respektin për forcat tona”./Lajmi.net/