Prokurorja e Krimeve të Rënda në vendngjarje, detaje nga gjetja e trupit të pajetë në Pejë

Mëngjesin e sotëm një trup i pajetë është gjetur në qendër të Pejës. Si fillim rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës. Në lidhje me këtë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi theksoi se trupi i pajetë i këtij qytetari është gjetur në kanalin që përçon në “Çarshia e gjatë” të Pejës. Ai tha…

Lajme

14/10/2024 10:43

Mëngjesin e sotëm një trup i pajetë është gjetur në qendër të Pejës.

Si fillim rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi theksoi se trupi i pajetë i këtij qytetari është gjetur në kanalin që përçon në “Çarshia e gjatë” të Pejës.

Ai tha se njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes, bashkë me Kryeprokurorin dhe Prokuroren e Krimeve të Rënda.

“Është thirrur Mjekësia Ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës”, theksoi ai.

E nga Policia e Kosovës thanë se rreth orës 07:45 janë njoftuar se një trup i pajetë është gjetur në këtë vend të njohur si “Çarshia e gjatë”, dhe se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/