Kosovarët “merak” në armë, raportohen katër raste të armëmbajtjes paleje

Shqetësues është fakti se në Kosovë ka armë të shumta, të cilat janë paleje. Qytetarë të shumtë të “armatosur” lëvizin lirshëm, e shpesh herë i përdorin ato. Si shkak i përdorimit të këtyre armëve shumë jetë janë shuar, e rreziqe të ndryshme shkaktohen çdo ditë. Vetëm gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës ka raportuar për…

Lajme

14/10/2024 09:27

Shqetësues është fakti se në Kosovë ka armë të shumta, të cilat janë paleje.

Qytetarë të shumtë të “armatosur” lëvizin lirshëm, e shpesh herë i përdorin ato.

Si shkak i përdorimit të këtyre armëve shumë jetë janë shuar, e rreziqe të ndryshme shkaktohen çdo ditë.

Vetëm gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshme ku janë sekuestruar armë të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti 13.10.2024, 22:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa ishte me makinë, disa persona të dyshuar kishin vrapuar në drejtim të tij dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Lidhur me rastin viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor njëri nga të dyshuarit dhe i njëjti ka dorëzuar armën me një karikatorë, 15 fishekë, 10 gëzhoja si dhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Fatmir Kerqeli, Ferizaj  13.10.2024, 00:30. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Vitomiricë, Pejë  13.10.2024, 22:00. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë siguruar një foto ku i dyshuari vërehet me armë në brez. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

SPK. Glloboqicë / 13.10.2024 – 09:25. Nga zyrtarët policor dhe të doganës në hyrje të RKS-së, në vijën e dytë  është bërë kontrollimi i veturës së të dyshuarit  mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 49 (dyzet e nëntë) fishekë. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/