Vitia takon homologun e tij gjerman: Kërkova mbështetje për zhvillimin profesional të mjekëve tanë përmes trajnimeve në Gjermani
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia është takuar sot me homologun e tij gjerman, Dr. Karl Lauterbach, në kuadër të Samitit Botëror të Shëndetësisë në Berlin. Vitia përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka kërkuar mbështetje për zhvillimin profesional të mjekëve kosovarë përmes trajnimeve në Gjermani, shkruan lajmi.net. Ai ka…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia është takuar sot me homologun e tij gjerman, Dr. Karl Lauterbach, në kuadër të Samitit Botëror të Shëndetësisë në Berlin.
Vitia përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka kërkuar mbështetje për zhvillimin profesional të mjekëve kosovarë përmes trajnimeve në Gjermani, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se me ministrin e Shëndetësisë, Lauterbach kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.
“E njoftova Ministrin Lauterbach me prioritetet dhe investimet tona. Po ashtu, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen. Paraqita gjatë takimit dhe nevojën për ndihmën teknike e investimet nga Gjermania përfshirë edhe atë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë. Gjatë takimit, kërkova mbështetje për edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve tanë përmes trajnimeve në Gjermani, për përmirësimin e kapaciteteve tona shëndetësore. Ministri Lauterbach, shprehu gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit dhe ndër tjera u shpreh: shqiptarët e Kosovës janë të vyer, të besueshëm, profesionistë dhe që mund të mbështetesh tek ta. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm me Gjermaninë është shumë i rëndësishëm për ta kthyer sistemin tonë në sistem të besueshëm, të avancuar dhe të sigurt për qytetarët tanë”, ka shkruar ministri Vitia. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: