Sveçla: MPB ka pritur dhe akomoduar 68 afganë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi se sot MPB ka pritur dhe akomoduar 68 afganë në Kosovë. Sipas njoftimit, vendimi për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të mënjëhershme të shtetasve afganë është marrë në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Bazuar…

Lajme

13/10/2024 13:05

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi se sot MPB ka pritur dhe akomoduar 68 afganë në Kosovë.

Sipas njoftimit, vendimi për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të mënjëhershme të shtetasve afganë është marrë në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi”, tha ai.

Sveçla tutje ka shtuar se duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë./Lajmi.net