Çështja e furnizimit me ushqim e pjesëtarëve të FSK-së, Maqedonci del me sqarim publik
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka dalë me një sqarim publik për çështjen e furnizimit me ushqim për pjesëtarët e FSK-së. Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve është bërë përpjekje e vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka dalë me një sqarim publik për çështjen e furnizimit me ushqim për pjesëtarët e FSK-së.
Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve është bërë përpjekje e vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Duke marrë parasysh çështjet e ngritura në lidhje me furnizimin me ushqim për pjesëtarët e FSK-së, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkroi ai në njoftimin e tij.
Ai ka përmendur këtë çështje si një sfidë të vazhdueshme me të cilën janë përballur pjesëtarët e FSK-së që nga themelimi i forcës, pas përfundimit të kontratave trevjeçare.
“Që nga themelimi i FSK-së në vitin 2009, pothuajse çdo herë pas përfundimit të kontratave trevjeçare, si rezultat i ankesave nga operatorët ekonomikë të cilat janë adresuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, janë zhvilluar procedurat për lidhjen e kontratave emergjente. Vetëm nga viti 2015 e deri më tani janë dhënë 10 kontrata sipas procedurave ekstrem emergjente. Këto çështje kanë krijuar situata të jo të mira dhe probleme të vazhdueshme, duke rrezikuar integritetin e proceseve dhe që si rezultat kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit publik të FSK-së dhe mirëqenien e pjesëtarëve të saj”, shkroi tutje Maqedonci.
Ai ka treguar se hapja e konkursit për rekrutimin e personelit të stafit të kuzhinave që e kemi bërë me datën 10 tetor, do të vazhdojmë të ndjekim hapat e nevojshëm për të siguruar që ky proces të përfundojë me sukses.
“Jemi të vetëdijshëm se aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi kërkojnë afate të caktuara kohore për procesin e rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së. Megjithatë, do të zbatojmë me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të prokurimit për furnizimin me ushqim në kazermat e FSK-së. Pas hapjes së konkursit për rekrutimin e personelit të stafit të kuzhinave që e kemi bërë me datën 10 tetor, do të vazhdojmë të ndjekim hapat e nevojshëm për të siguruar që ky proces të përfundojë me sukses deri në finalizimin e plotë të rekrutimit të personelit civil të specializuar, i cili do të integrohet në kuadër të FSK-së”, tha ministri./Lajmi.net