Kritikohet draftligji për shëndetësi, për shkak të vonesës s’ka shpresë që kalon në Kuvend

Drafti i projektligjit për Shëndetësi, i cili aktualisht është në konsultime paraprake, po kundërshtohet nga Odat e profesionistëve shëndetësorë, derisa jetësimi i tij përgjatë kësaj legjislature po konsiderohet si proces i pamundur për shkak të vonesave në hartimin e tij. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se aktualisht projektligji është në konsultime paraprake, të…

Lajme

13/10/2024 08:39

Drafti i projektligjit për Shëndetësi, i cili aktualisht është në konsultime paraprake, po kundërshtohet nga Odat e profesionistëve shëndetësorë, derisa jetësimi i tij përgjatë kësaj legjislature po konsiderohet si proces i pamundur për shkak të vonesave në hartimin e tij.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se aktualisht projektligji është në konsultime paraprake, të cilat më pastaj do t’i hapin rrugë procedimit në Kuvend.

“Ligji për Shëndetësinë tashmë është në konsultat paraprake do të vazhdojë me diskutimet publike dhe sapo të përfundojnë të gjitha këto procedura administrative, do të shkojë në Qeveri e pastaj do të procedohet në Kuvendin e Kosovës,” tha Vitia.

Por, drafti i këtij projektligji të rëndësishëm për shëndetësinë kosovare po kundërshtohet nga Odat e profesionistëve shëndetësorë me arsyetimin se po tentohet t’u merren kompetencat.

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Feim Gashi u shpreh se nuk janë aspak të kënaqur me draftin aktual.

Duke theksuar se nuk e dinë se kush e ka hartuar këtë draft, Gashi tha se kanë kërkuar qasje në dokumente zyrtare për të kuptuar se kush e ka bërë projektligjin për shëndetësi, pasi ata asnjëherë nuk janë ftuar.

Sipas Gashit, draft-ligji aktual nuk duhet të kalojë pasi ka vërejtje të shumta.

“Në kuadër te këtu drafti ne si Oda të profesionistëve shëndetësorë nuk jemi absolutisht të kënaqur për arsye se ka vërejtje prej anës tonë se fillimisht merren kompetencat e Odave të profesionistëve shëndetësorë, por nuk e ka as rolin e një shoqate, shoqatat janë më të vlerësuara në këtë draft ligj është propozuar nga ministria….merret kompetencat e licencimit, ri-licencimit, merret kompetencat e edukimit të vazhdueshëm të profesionistëve shëndetësor për te gjitha odat… Në bazë të këtij drafti këto kompetenca kalojnë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Gashi.

Vonesat për hartimin e projektligjit për Shëndetësi nga partitë opozitare po konsiderohen të pajustifikueshme. Madje, ata nuk besojnë që ky projektligj do të vijë në Kuvend përgjatë legjislaturës së tetë. Deputeti nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu shprehet pesimist për ecurinë e këtij projektligji.

“Qeverisë i janë dashur 4 vite për ta projektuar një ligj shumë të dobët që nuk i përmbush nevojat e qytetarëve dhe shëndetësisë, shpresoj që gjatë diskutimit publik të ndryshohet edhe pse ky projektligj ishte qysh në agjendën legjislative 2021 2022, 2023 dhe 2024 dhe ende nuk ka ardhur në Kuvend kanë mbetur edhe dy muaj e gjysmë të Kuvendit dhe nuk besoj fare që ky projektligj të kalohet në këtë legjislaturë… Është një projektligj jashtëzakonisht i dobët, shkruar në mënyrë të paqartë ku nenet brenda atij projektligji janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, paragrafët brenda një neni kundërshtojnë njëri-tjetrin ka një përpjekje të ministrisë së Shëndetësisë që t’ua merr kompetencat odave të profesionistëve shëndetësor”, shprehet deputeti Haxhiu.

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj e konsideron të pajustifikueshme faktin që ende nuk ka ardhur për diskutim në Kuvend projektligji për Shëndetësi.

“Vërtet është iluzion të pritet një efikasitet sa i madh….Unë mendoj që ky ligj ka qenë dashur qysh në fillim të marrjes së mandatit kur flasim për shtatorin e vitit 2021 kur ka qenë në agjendë legjislative që të vijë në Kuvend, është e pajustifikueshme që ky ligj sot e kësaj dite nuk është i përpunuar dhe i funksionalizuar”, tha Dreshaj.

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia nënvizon që projektligji për Shëndetësi është dashur t’i prijë reformës legjislative në shëndetësi.

“Ligji për shëndetësi është kryesori sa i përket shëndetësisë në Kosovë dhe konsideroj se ka qenë baza kryesore për reformën në legjislacion në shëndetësi. Drafti i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë në diskutimet e brendshme është i vonuar për disa arsye e para se shumë akte nënligjore edhe ligje të tjera si me thënë i kanë paraprirë këtij drafti të ligjit të shëndetësisë, që do të duhej të ishte e kundërta”, tha ai.

Ligji për shëndetësi për herë të parë është votuar në Kuvend në vitin 2013.