Moti në Kosovë për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Java e ardhshme…

Lajme

13/10/2024 08:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte stabile të motit”, thuhet në njoftim.