Fadili Geci udhëton në Hagë, do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

Gani Geci, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se vëllai i tij, Fadil Geci ka udhëtuar për në Hagë, për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Geci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se vëllai i tij tashmë ka mbërritur në Hagë. “… Fadili do të thotë…

Lajme

12/10/2024 20:41

Gani Geci, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se vëllai i tij, Fadil Geci ka udhëtuar për në Hagë, për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Geci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se vëllai i tij tashmë ka mbërritur në Hagë.

“… Fadili do të thotë haptas të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për komunikatën nr. 59, për plagosjen e vëllezërve të vet dhe për vrasjen e shokëve tanë”, ka shkruar Ganiu në postimin e tij.

Ndërkaq, edhe në një postim tjetër të tij, ish-deputeti Geci, ka shkruar se dëshmia e vëllait të tij në Gjykatën Speciale do të jetë e hapur dhe do të flitet për një deklaratë të Rexhep Selimit, i cili po ashtu është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale.

“Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë deklaratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: ‘Pse ke shkruar të pavërteta’, përgjigjja e Polarit ishte: ‘Po du me i shkatërrue plotësisht’”, ka shkruar Geci.

Geci ndërkaq ka folur për komunikatën numër 59, e që sipas tij, për të njëjtën kanë punuar qe 26 vite.