“Nëse s’keni bukë, hani biskota!”- Sherifi ka hedhur kritika ndaj pushtetit me thënien e Marie Antoinette për çështjen e ushqimit në FSK

Ka disa javë që po diskutohet çështja e shërbimit ushqimor në FSK, e një kërkesë publike lidhur me cështjen erdhi edhe ditën e djeshme nga Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Në mesazhin e letrës drejtuar ministrisë së Mbrojtjes, nuk përjashtohet edhe ndalimi i aktiviteteve të ushtarëve në rast se gjendja vazhdon kësisoj. Pas një sërë…

Lajme

12/10/2024 17:02

Ka disa javë që po diskutohet çështja e shërbimit ushqimor në FSK, e një kërkesë publike lidhur me cështjen erdhi edhe ditën e djeshme nga Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Në mesazhin e letrës drejtuar ministrisë së Mbrojtjes, nuk përjashtohet edhe ndalimi i aktiviteteve të ushtarëve në rast se gjendja vazhdon kësisoj.

Pas një sërë reagimesh nga figurat politike të vendit, së fundi një koment erdhi edhe nga Bilall Sherif i Nismës Socialdemokrate.

Ai ka kujtuar thënien e famshme të të mbretëreshës Marie Antoinette kur u thoshte popullit francez: Nëse s’keni bukë, hani biskota!.

“Heshtja dy javore e kryeministri Kurti dhe Presidentes Osmani ndaj skandalit të ushqimit për ushtarët e FSK-së, të kujton thënien e famshme të mbretëreshës Marie Antoinette kur u thoshte popullit francez: nëse skeni bukë, hani biskota“, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Ndërkaq, thuhet kjo ishte përgjigjja e mbretëreshës kur asaj iu tha se fshatarët e saj të uritur nuk kishin bukë. Për shkak se torta është më e shtrenjtë se buka, anekdota është përmendur si një shembull i pavëmendjen e Marie-Antoinette ndaj kushteve dhe jetës së përditshme të njerëzve të zakonshëm./Lajmi.net