Vidhet arka e bamirësisë në xhamin në fshatin Siqevë të Prishtinës

Është vjedhur arka që ishte e vendosur për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Prishtinë. Policia njofton  se nuk dihet  vlera e parave që ishte në arkë. Tutje policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar. “Fsh. Siqevë, Prishtinë 09-11.10.2024 – NN. Është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar…

Lajme

12/10/2024 08:56

Është vjedhur arka që ishte e vendosur për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Prishtinë.

Policia njofton  se nuk dihet  vlera e parave që ishte në arkë.

Tutje policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Siqevë, Prishtinë 09-11.10.2024 – NN. Është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi. Vlera e parave që ishin në arkë nuk dihet. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Lajmi.net/