Aksidenti në Veternik, policia jep detaje

Një aksident zinxhiror ka ndodhur ditën e së premtes në Veternik, ku mbetën të lënduar tetë persona. Pesë meshkuj dhe tri femra kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Policia e Kosovës njofton se gjendja e të lënduarve është stabile . Përkundër faktit se dje u raportua për 12 automjete të përfshira raporti  i policisë…

Lajme

12/10/2024 08:42

Një aksident zinxhiror ka ndodhur ditën e së premtes në Veternik, ku mbetën të lënduar tetë persona.

Pesë meshkuj dhe tri femra kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

Policia e Kosovës njofton se gjendja e të lënduarve është stabile .

Përkundër faktit se dje u raportua për 12 automjete të përfshira raporti  i policisë  njofton se në këtë aksident zingjiror u përfshinë  një kamionë dhe shtatë vetura.

Tutje policia njofton se shkaktari i aksidentit është dërguar në mbajtje

‘’Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime.’’-thuhet në njoftim./Lajmi.net/