E kërcënoi Vehbi Kajtazin- Gjykata Themelore në Prishtinë i cakton masën prej një muaji paraburgim të pandehurit
Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur në çështjen penale për të pandehurin D.D, për shkak se të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur në çështjen penale për të pandehurin D.D, për shkak se të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D.D, andaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ta përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo ndonjë vepër tjetër penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është e arsyeshme për rrjedhjen e procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.